Si guxojnë këta njerëz….? – Gazeta Mapo

Si guxojnë këta njerëz….?

Replikë me gazetarin z. Alfons Al Zeneli.

Shkrimi juaj “investigativ” z. Zeneli me titull: “KLERIK PEDOFIL NE FIER’ hedhur në statusin e profilit tuaj në facebook në datën 20 maj 2018 që u përhap me shpejtësi virale në disa portale online mediatike, duke tërhequr pas edhe disa nga më kryesoret, fillon me një denoncim për pedofili, pastaj me të shpejtë vazhdon kundër Kryepiskopit të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë (KOASH), që sipas jush lejon pedofilët në Kishë dhe nga ana tjetër fshin nga mendja e shqiptarëve patriotët, At Fan Noli, At Visarion Xhuvani, At Melan Stathi, Papa Kristo Negovani dhe kalon tek Kisha greke si armike e asaj shqiptare dhe përfundon me kushtrimin për braktisje dhe boshatisje të kishave nga shqiptarët?! Kjo i ngjan një përroi të rrëmbyeshëm që merr përpara  ç’të gjejë, por mbi të gjitha është i pavërtetë plot shpifje dhe mllef nacionalisti antikrishterë.

E para, këtë mllef antikrishterë e tregon fakti se ju nuk keni asnjë lidhje me besimin e krishterë orthodhoks. Duket se thirrja si tellall për boshatisje të kishave nga shqiptarët i bënë një shërbim ose është porositur nga grupe ekstremiste antikrishtere në rajon, që kërkojnë destabilitet edhe prishjen e harmonisë fetare në vend. Për këto thirrje ju si gazetar duhet të mbani përgjegjësi,  jo vetëm morale, por edhe ligjore përpara organeve kompetente, që duhet të jenë të vëmendshme ndaj thirrjeve të tilla përçarëse dhe destruktive.

E dyta, akuzat shpifëse fyese kundër Kryepiskopit të KOASH-it, Fortlumturisë së tij Anastasit, tashmë me shtetësi  shqiptare, si dhe ndaj Mitropolitit të Fierit, Hirësisë së tij, Imzot Nikollës, një klerik i lartë shqiptar, kanë fyer thellë të gjithë orthodhoksët në Shqipëri dhe përtej. Ju z. Zeneli si dhe çdo kush që ju frymëzon, financon ose ju përdor, duhet të dini se, Kisha Orthodhokse nuk është shoqatë apo parti politike, por trupi i Krishti dhe besimtarët e saj në çdo cep të vendit janë gjymtyrë të këtij trupi dhe kur goditet një pjesë e tij, i  tërë trupi reagon. Besimtarët orthodhoksë  në Shqipëri janë gati 22% e popullsisë dhe Kryepiskopi, Episkopët dhe klerikët e Kishës, janë etër shpirtëror që kujdesen për gjithë besimtarët, bijtë dhe bijat e tyre, kështu që kur dikush i fyen atin ata patjetër do reagojnë me indinjatë ndaj shpifësve.

E treta, lajmi për pedofili që ju si gazetar e nisni reagimin tuaj, duket se është përdorur vetëm si pretekst, sepse siç e përmendëm edhe më sipër ju kaloni me të shpejtë në të tjera akuza, për të vjellë vrer kundër gjithë Kishës Orthodhokse,  me parimin: “kush godet bariun, shpërndan delet”.
Continue reading

Advertisements

Qendra e Bashkëpunimit Ndër-Fetar kundër botimit të librit “Djaj në veladon”: Ironizohet një shenjtor | Gazeta Mapo

Përmes një deklarate për mediat, Qendra e Bashkëpunimit Ndër-Fetar Elbasan shpreh keqardhjen e për botimin e librit “Djaj në veladon”, pasi sipas tyre në këtë libër ironizohet një shenjtor i besimit ortodoks. Qendra e Bashkëpunimit Ndër-Fetar Elbasan thotë se është në mbështetje të Kryepeshkopit Anastas dhe Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.

Deklarata: 
Qendra e Bashkëpunimit Ndër-Fetar Elbasan shpreh keqardhjen e saj për botimin e librit “Djaj në veladon” dhe reklamimin e tij nga shoqata “Çamëria” në panairin e librit gjatë këtyre ditëve në Tiranë. Përpjekja e autorit, ose e porositësve të këtij libri, për të ironizuar një shenjtor të besimit ortodoks si Shën Kozmain dhe kreun e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, Imzot Anastasin, janë tërësisht të dënueshme dhe të papranueshme nga ana e jonë si drejtues dhe përfaqësues të fesë në Shqipëri, por edhe e besimtarëve në përgjithësi.
Në një kohë kur bota sotme po përballet me sfida të shumta për shkak të nxitjes dhe urrejtjes ndërfetare e ndëretnike, provokime të këtij lloji janë sa të pabaza aq edhe të rrezikshme për shoqërinë shqiptare. Kryepeshkopi Anastas është një figurë e nderuar dhe e respektuar si brenda ashtu edhe jashtë vendit tonë, me tituj dhe nderime të veçanta për kontributin e tij si akademik ashtu edhe për punën e tij të lavdërueshme në ringritjen dhe konsolidimin e Kishës Orthodhokse në Shqipëri.
Shprehim mbështetjen tonë për Hirësinë e Tij si edhe për të gjithë klerikët dhe besimtarët e besimit ortodoks në Shqipëri dhe kudo, duke shprehur edhe një herë gatishmërinë tonë të përbashkët për të inkurajuar dhe nxitur mirëkuptimin dhe tolerancën ndërfetare ashtu edhe respektin për të gjithë njerëzit, pavarësisht, bindjeve dhe origjinës

via Qendra e Bashkëpunimit Ndër-Fetar kundër botimit të librit “Djaj në veladon”: Ironizohet një shenjtor | Gazeta Mapo

Janullatos reagon për botimin fyes në Panairin e Librit | ResPublica

Është komentuar jo pak në mediat greke dhe është quajtur provokim prezantimi në Panairin e Librit të Tiranës i botimit “Djaj në Veladon” me autor Sejdi Kondin. Në kopertinën e librit është stampuar ikonografia e Shën Kozmait dhe Kryepeshkopit të Kishës Orthodhokse, Anastas Janullatos me titullin “Djaj në Veladon”.

Libri në kopertinën e jashtme nuk përmban ndonjë shënim mbi shtëpinë botuese, por botimi prezantohej dhe shitej për publikun në stendën e “I Love Çamëria”, ku listoheshin kryesisht tituj librash mbi Çamërinë. Sipas mediave greke, libri nuk ka bërë përshtypje ndonëse në panair parakaloi thuajse gjithë kabineti qeveritar dhe Presidenti i Republikës. Vetë kryepeshkopi Janullatos i pyetur nga ANT1 bëri këtë koment.

“Forca ime është e madhe. Sulmi ka kaluar çdo kufij të arrogancës dhe provokimit, por nuk i ka kaluar kufijtë e mi të durimit dhe dashurisë. Me të tilla akte bëhen përpjekje të minohet harmonia fetare. Ne po luftojmë për bashkëjetesën harmonike”-tha kreu i Kishës Ortodokse të Shqipërisë.

http://www.protothema.gr/greece/article/734700/-vivlio-livelos-gia-ton-anastasio-kukloforei-stin-alvania/

via Janullatos reagon për botimin fyes në Panairin e Librit | ResPublica

KOASH: Dhuroni dashuri dhe bëni bamirësi për festat e fundvitit | Gazeta Mapo

Me porosi të kryepiskopit Anastas, një familje në Gramsh, festat e fundvitit do ti kalojnë në një banesë të re, e cila plotëson kushtet e jetesës edhe për fëmijët e tyre të vegjël.

Kjo familje e pastrehë, tashmë do të ketë një çati mbi kokë në prag të Krishtlindjes.

Sipas Kishës Orthodhokse, dashuria dhe bamirësia duhet të jetë mesazhi për të gjithë shqiptarët në prag të festave të fundvitit.

Falë fondeve të arrira nga Kisha Orthodhokse dhe në bashkëpunim me Bashkinë e Gramshit, e cila dha një godinë të rrënuar për këtë famije, ata do të kenë një banesë.

Falë kësaj nisme, Kisha ka organizuar edhe mensat falas për shtresat e varfëra në Tiranë dhe në disa qarqe të tjera të vendit. Prej vitesh kjo nismë ka nisur në Tiranë duke u shtrirë edhe në qarqet e tjera të vendit. Continue reading

Kristoforidhi, engjëlli i gjuhës shqipe | Konica.al

Kostandin Kristoforidhi

Ka shumë njerëz të rëndësishëm, atdhetarë që dhanë kontribut për gjuhën shqipe. Po Kristoforidhi mban një vend të veçantë. Ai do të ishte përkthyesi i madh i Biblës. Dhe pikërisht në procesin e  vështirë të përkthimit do të ngrinte pyetjen madhore:mirë do e përkthejmë, po a do e lexojnë shqiptarët. Si do ta lexojnë ata?

Ndaj ai iu fut menjëherë hartimit të abetares shqipe duke e shkruar atë në toskërisht dhe në gegërisht. Me abetaren në dorë ai do të shkonte në të gjitha familjet shqiptare dhe u mësonte fëmijëve dhe grave shkronjat e arta shqipe.

Ishte një personalitet i një niveli dhe përmasave kaq gjigande sa dakordësoi të gjithë intelektualët shqiptarë të kohës. Pas përcaktimit të alfabetit duheshin përcaktuar rregullat e shkrimit të gjuhës shqipe. Kështu që nga viti 1916 më 1918-ën do të mblidhet komisija letrare e Shkodrës që do të merrej me drejtëshkrimin e gjuhës shqipe. Dhe atëherë doli pyetja:po kush dialekt duhet të ishte baza e gjuhës shqipe. Dhe pikërisht kjo komisi do të vendoste që të merrej varianti i Shqipërisë së mesme, ai i Elbasanit. Continue reading

Themelet e krishtërimit në Shqipëri janë të forta, sepse janë apostolike! – BalkanWeb.com

Nga Miron ÇAKO
Një filozofi, fe dhe institucion i ngritur mbi ato, që të rezistojnë përballë sfidave të kohës, kundërshtimeve dhe përndjekjeve kundër saj, duhet të ketë një themel të fortë. Krishtërimi që filloi të përhapej në të gjithë Perandorinë Romake në viteve 33 ps.Kr. u duk në fillim thjesht një sekt dhe herezi e fesë judaike, që do përfundonte shumë shpejt në koshin e historisë, por në të vërtetë nuk ishte kështu dhe këto 21 shekuj vërtetuan të kundërtën.

 

Krishtërimi ishte dhe është një besim i ri, që iu paraqitet mbarë njerëzimit në çdo kohë, pa dallim klase, race dhe gjinie. Në thelb krishtërimi nuk është një fe, por besim në atë që bëri Perëndia me anë të Fjalës, Birit të Tij, të cilin e bëri Bir-Njeriu, Jisu Krishtin, që të shpëtoj njeriun, judeun,grekun(kombet),barbarin(fiset), jo me anë të veprave të tyre, por me anë të Hirit mëshirues; “ Sepse aq shumë e deshi Zotin botën sa dha Birin e Tij, që kushdo të besojë tek ai, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme. Sepse Perëndia nuk e dërgoi Birin e tij që të dënojë botën por bota të shpëtohet me anë të tij”. (Jn. 3:16-17)

 

Zoti Jisu Krisht mbasi mundi dy armiqtë më të mëdhenj të njeriut, me anë të kryqit, djallin, që ka fuqinë tek mëkati dhe vdekjen me vdekjen dhe ngjalljen e tij të lavdëruar, shfaqet tek nxënësit e tij dhe iu thotë: “Më është dhënë çdo pushtet në qiell dhe në tokë, shkoni pra dhe bëni dishepuj të gjithë kombet duke i pagëzuar në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit të Shenjtë duke i mësuar të mbajnë sa ju kam urdhëruar” (Math. 28:18-20).

Libri historik i Dhjatës së Re “Veprat e Apostujve” na tregojnë me detaje udhëtimet e nxënësve të Krishtit, në fillim ne Jude, Samari dhe mbas vrasjes të Stefanit, dhjakonit dhe dëshmorit të parë të Kishës në vitin 34 ps. Kr. që shënon fillimin e përndjekjes kundër të krishterëve, nxënësit u përhapen në të gjithë Perandorinë Romake dhe përtej asaj në të gjithë skajet e botës, duke filluar nga Aleksandria e Egjiptit, Etiopia,Siria në Azinë e vogël, Akaia, Peleponez,Traka dhe Samothraka, Maqedonia e shek I. Mbas këtyre vendeve krishtërimi u përhap në vende të tjera të Europës Perëndimore, Italia, Galia(Franca), Spanja.

Në Iliri e cila bënte pjesë në zonën e madhe të Maqedonisë Rromake,apostujt e Krishtit erdhën nga Via (udha) Egnatia. Kjo rrugë mbetjet e të cilës janë edhe sot në teritorin shqiptar, ishte një projekt infrastrukturor që filloi nga gjysma e dytë e shek. II pr.Kr. Me një gjatësi që ishte 264 milje romake (3907 km), ajo lidhte Azinë me Europën dhe dy brigje të Egjeut dhe të Adriatikut duke përfunduar në qytetin e lashtë Dyrrahun, (Durrësi).

Nga kjo rrugë duket erdhi edhe në Iliri për të predikuar ungjillin e Krishtit apostulli i madh i kombeve Pavli, së bashku me bashkëpunëtorët e tij. Këtë fakt ai na e përmend në letrën drejtuar romakëve: “nga Jerusalemi deri në Iliri unë kam përhapur ungjillin e Krishtit.”.(Rromakëve 15 :19 ) Continue reading

Pse ndodhin dhe tolerohen me kaq lehtësi sakrilegje ndaj kishës ortodokse?! Rasti i Eda Zarit – Shuplaka.com

Nga Prof.Asoc. Panajot Barka

Këngëtarja Eda Zari e muzikës Jazz, organizon me datë 7 dhe 8 korrik një festival  ndërkombëtar Jazz & Wine në Palermo të Himarës dhe është ky festivali i dytë i organizuar prej saj. Deri këtu nuk ka asnjë gjë të keqe. Madje është një lajm i mirë.

Problemi është se këngëtarja me origjinë nga Përmeti, për të promovuar sa më “shndritshëm” suksesin e saj të pritshëm i serviri publikut një video kushtuar performacës së repertorit të saj, regjistruar në një kishë ortodokse. Pamjet tregojnë se bëhet fjalë për një kishë monument kulture në Berat, atje ku kjo këngëtare organizoi edhe festivalin e saj të parë Jazz në Shqipëri. Po ashtu ajo që vihet re është popullariteti që i jepet në media “eventit” të “Jazz-it në një kishë ortokse. (Foto egzistojnë dhe në profilin e saj në FB)

Ajo që dua të them unë që në fillim, është se kjo ngarje përbën një incident shumë të rëndë dhe nuk mund të përmblidhet thjesht me termin e njohur, “provokim”, i cili fatkeqësisht nuk përbën më, as lajm.

Po, është një sakrilegj, por shumë dimensional. Përbën një provokim për dinjitetin fetar të çdo njeriu. Ndodh akti i patolerueshëm si nga pikëpamja institucionale edhe morale, siç është ai i poshtërimit të një objekti kulti fetar, për më tej, i shpallur monument kulture. Përbën një provokim për vetë identitetin kulturor e civilizues të çdo individi. Ku është parë që në mjediset e një objekti kulti fetar, i shpallur monument kulture, të luhet muzikë dhe aq më keq, muzikë Jazz-i, muzikë provokuese për natyrën e fesë ortodokse.

Pak kohë më parë “stilistët” e bukurisë femërore në mënyrën më të patolerueshme të mundshme, sfiduan po prap institucionin e kishës ortodokse duke futur Miss-et të pozojnë gjysëm lakuriq në vendet më të shenjta të objekteve të kultit ortodoks. Continue reading

Historia e çuditshme e Shën Nikodhimit të Vithkuqit – Gazeta Tema

Nga Aurel Plasari

Sot më 10 korrik kremtohet Shën Nikodhimi në kishën e Shën Nikodhimit në vendlindjen e shenjtorit, Vithkuq.

Historia e tij e martirizimit, njëherësh me legjendën që e ka veshur, mund të nxirren nga dy jetëshkrime të tij: nga “Shërbesë e të shenjtit martir oshënar Nikodhim të martirizuar në qytetin e Beligradit [Beratit] më 10 korrik 1709, hartuar prej ieromonahut Grigor Voskopojari” (gr.), shtypur në shtypshkronjën e qytetit të Voskopojës më 1742, dhe nga dorëshkrimi “Shërbesë e të shenjtit martir oshënar Nikodhimit të ri” (gr.), që kam pasur rastin ta nxjerr në dritë nga Koleksionet e dorëshkrimeve të BKSh dhe ta prezantoj në një punim të botuar në revistën “Bibliothecae”, nr. 5, Tiranë 2004.

Simbas tyre Shën Nikodhimi quhej Nikollë Dede ose Dalla. Ai punonte rrobaqepës në Berat, ku kishte ardhur nga Vithkuqi.

Vithkuqar e shënon edhe Anthim Aleksudhi, ish-mitropolit i Beratit (“Shkurtore”, 119).

Nikolla qe martuar katër herësh dhe gruan e katërt e kishte marrë muslimane, prandaj edhe vetë u pat kthyer në Islam së toku me familjen.

Për Beratin dhe trevën përreth ishte një periudhë kur kthimi në Islam përparonte me shpejtësi.

Në mbarë Shqipërinë e Jugut dhe Epirin, mes një anarkie pothuajse të egër, zotëronte terrori strukturor kundër besimit të krishterë dhe institucioneve të tij.

U shtohej këtyre edhe padija që kishte nisur të rritej mes popullsisë: “Aq e madhe ishte padija, sa që banorët e mësonin afrimin e Pashkëve të Mëdha nga vezët e kuqe që shiteshin në tregun e Beratit”, ka shënuar për këtë periudhë në “Kronografinë” e tij Aravantinoi. Continue reading

KODIKU I KORÇËS I SHEK.X, nga punishtet libërshkruese të Kostandinopojës, në Shqipëri | Gazeta Shqiptare Online

6

Fatmira NIKOLLI

Magjia e Bizantit, Kostandinopoja e Edmondo de Amiçis, miniaturistët e Orhan Pamuk te “Unë jam e kuqja”, marrin tjetër përmasë, nëse ndonjëherë je gjendur para një kodiku, qoftë edhe para një riprodhimi të atyre librave të para Gutenbergut.
Nga kapakët, te shkronjat nistore, fletë pas flete, një tjetër botë shpërfaqet me gjithë madhështinë që ruan memoria historike.
“Katërungjillëshi i dekoruar i Korçës” i Andi Rëmbecit e Sokol Çungës, është një botim luksi që i kushtohet Kodikut të Korçës nr.93. Studimi është vlerësuar me Çmim Kombëtar nga Akademia e Shkencave dhe dje, u përurua për së dyti, ndërsa në 2012-ën pati kaluar në heshtje.
Bizanti njihte fuqinë dhe lavdinë më të madhe, kur në një nga punishtet libërshkruese të Kostandinopojës prodhohej Kodiku i Korçës nr.93. Rëmbeci e Çunga flasin për një periudhë historike të epokës së dinastisë maqedonase (867-1056), kur perandoria arriti zenitin e fuqisë ushtarake, politike, ekonomike e kulturore.
Shekulli X i epopesë bizantine, njëherësh me ngritjen e një lëvizjeje të fuqishme intelektuale, shënon edhe periudhën kur “fuqia e letrave bizantine është duke pranuar çdo lloj forme dhe në çdo mënyrë modelet antike, duke i shkrirë ato në kuadrin kulturor e ideologjik të shoqërisë bizantine, duke pasur njëherësh prirje për përsosmëri të lartë”. Qe në këtë kohë që nisi kërkimi, kopjimi dhe koleksionimi i kodikëve më të hershëm të shekujve IV-VII me qëllim shpëtimin e veprave të rëndësishme të letërsisë klasike.
Ndërsa prezantohet vepra, studiuesit vënë në dukje se qe koha e Kostandinit VII të Porfirogjenetit, kur Kodiku i Korçës nr.93 u shkrua me tipin ‘Bouletee'(një nga tri tipet e shkrimit të kohës), shkrim germëmadh liturgjik i destinuar kryesisht për libra të Shkrimit të Shenjtë dhe të Etërve të Kishës, e veçanërisht për dorëshkrime luksi.
“Një dëshmi e padiskutueshme që flet për librin fetar në Bizant është edhe Kodiku i Korçës nr.93. Ai është pjesë e atij grupi të kodikëve më të vjetër të dekoruar, paraqet interes artistik e historik, duke dhënë edhe një pamje mbi prirjet artistike të punishteve bibliografike të Kostandinopojës gjatë periudhës që njihet si rilindja maqedonase”,- theksojnë Rëmbeci e Çunga, para një auditori që përfshin akademikë e studentë. Rëmbeci është historian paleograf i Fakultetit të Historisë në UT, ndërsa Çunga paleograf e arkivist në AQSH. Studimi nisi, kur vite më parë, u bë gati ekspozita e kodikëve- atëherë kur botimet 1-mijëvjeçare mund t’i shihte kushdo, qoftë edhe ata që ndalonin te ish-Stacioni i Trenit për të marrë furgonët për në Durrës.

Continue reading

Kodiku i Korçës, Dorëshkrimi i rrallë tashmë botim faksimile për lexuesit – Shqiptarja.com

Dossier NGA ANDI RËMBECI

Kodiku i Korçës 93 është pjesë e koleksionit prej 100 dorëshkrimesh bizantine dhe pasbizantine që sot ruhen në Arkivin Qendror Shtetëror të Tiranës në Shqipëri.

Me kontributin e Shoqërisë Biblike Ndërkofesionale të Shqipërisë, të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë dhe të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë, u bë i mundur realizimi i botimit faksimile i këtij kodiku fort të rëndësishëm. Kopja faksimile shoqërohet nga një studim shterues i kodikut si edhe nga transkriptimi paleografik i Ungjillit sipas Lukës dhe përkthimi gjegjës në shqip. Dy autorët që punuan për studimin dhe përgatitjen cilësore të këtij botimi janë historiani-paleografi z. Andi Rembeci nga Fakulteti i Historisë i Universitetit të Tiranës dhe paleografi z. Sokol Çunga nga Arkivi Qendror Shtetëror. Një kontribut të vyer dhanë gjithashtu z. Agamemnon Celika, një personalitet i shquar i paleografisë bizantine në rang botëror dhe z. Joan Vitalioti, studiues i artit bizantin në Akademinë e Athinës. Ia vlen të shënohet fakti se një botim faksimile i këtij lloji është i pari në historinë e botimeve dokumentare në Shqipëri, përgatitur me bashkëpunimin e institucioneve vendase.

Në ditët e sotme, ky dorëshkrim i AQSh është i vetmi që daton në shek. X, i shkruar me këtë stil shkrimi dhe në këtë formë teksti. Bashkë me llojin e veçantë të dekoreve, kodiku bëhet një kopje jo vetëm e rrallë, por dhe unike. Këto ishin arsyet fillestare që shtynë dy autorët e punimit për të zgjedhur kodikun në fjalë. Nga ana tjetër, shkenca e paleografisë dhe botimi i thesareve arkivore që ruhen në Shqipëri gjithmonë ka vuajtur nga mungesa e specialistëve dhe, vetvetiu, botimet kanë qenë të pakta. Botimi në fjalë është një kontribut në çuarjen më përpara të botimeve që lidhen me Mesjetën shqiptare dhe të Shqipërisë. Sjellja e këtij botimi vijon traditën e mëparshme të studimeve të Mesjetës, në gjurmët e të ndjerit Theofan Popa, dhe pionierëve të tjerë të studimeve historike. Ndërkohë, ky botim, veç botimit faksimile Meshari i Gjon Buzukut, punuar nga prof. Eqerem Çabej, është i vetmi faksimile i përgatitur nga studiues shqiptarë, sipas standardeve moderne të botimit shkencor dhe teknik, duke u kthyer në një urë lidhëse mes brezave të vjetër dhe të rinj të studiuesve në Shqipëri. Continue reading