Tags
TIRANE – Derisa monumentet janë lënë në mëshirë të fatit, përderisa është çmontuar Instituti i Monumenteve të Kulturës dhe është kthyer në një zyrë që rri këtu në Tiranë, janë prishur ato që ishin drejtoritë apo atelietë e monumenteve, të vjedhësh ikonat, është mëkati më i vogël…” Aleksandër Meksi jep vërejtjet, këshillat dhe mendimet e tija për monumentet sot. Si njohës i mirë i vlerave të trashëgimisë, ai hedh dritë edhe mbi Kishën e Labovës së Kryqit, historinë e vjedhjes së kryqit, vlerat e saj arkitekturore, historikun dhe si i shpëtoi ajo shembjes më 1967.
Meksi tregon edhe vizitat e parë në të e investimet që duhen bërë sot…
Prof. Meksi, a keni qenë në Kishën e Labovës së Kryqit me Pranvera Hoxhën?
Në shtyp janë shkruar mjaft sende, që nuk janë shumë të vërteta.
Unë do të cekja dy prej tyre. Kur kam shkuar në Labovën e Kryqit, nuk kam shkuar me Pranvera Hoxhën. Këtë nuk e them për çështje politike, por tani meqë aludohej se ajo mund të ketë dorë në humbjen e kryqit, gjë që nuk vërtetohet zakonisht, akuzat nga pozita politike nuk vlejnë. Duhet të dish që tjetri ka bërë një faj që ta akuzosh. Me sa di unë, Kohen nuk ka qenë drejtor muzeu në Mynih, por profesor në Universitetin e Marburgut dhe nuk di të jetë ngatërruar me këtë çështje. Ai kur ka ardhur ka qenë gjithnjë i shoqëruar me shqiptarë, me Apollon Baçen apo me dikë tjetër, me Gjerak Karaiskaj, etj. Continue reading