Tags

, , , ,

balloreBRUKSEL -Asambleja e Partisë Popullore Europiane në Bruksel miraton një rezolute për lirinë e besimit dhe fesë, ku ndër të tjera dënon me forcë aktin, sipas saj ekstremist, kundër kishës ortodokse në Përmet. Miratimi i rezolutës vjen pas incidenteve të muajit të kaluar, me djegien e kishave në Siri, Egjipt, dhe incidentin e kishës ortodokse të Përmetit. Ndër të tjera në këtë rezolutë, Partia Popullore Europiane thekson nevojën për të përmbushur liritë e besimit, si një e drejtë thelbësore e njeriut dhe një element jetik i demokracisë, respektimi i së cilës është një parakusht për integrimin në Bashkimin Europian. Kjo parti dënon të gjitha aktet e dhunës që kanë në shënjestër minoritetet fetare dhe komunitetet e saj në Siri dhe Egjipt.

Në pikën e tretë të rezolutës, dënohet me forcë akti ekstremist kundër kishës ortodokse në Përmet të Shqipërisë, kundër priftërinjve dhe pronave të saj, si një akt ekstremist kundër krishterimit në truall të Europës. Në pikën e katërt nxiten autoritetet që të frenohen nga çdo akt ekstremist kundër grupeve fetare në Egjipt dhe Siri, ndërsa bëhet thirrje për respektimin dhe mbrojtjen e pronave që u përkasin komuniteteve fetare si Kishave, institucioneve bamirëse dhe shkollave fetare. er.nu/news24/BalkanWeb

via Balkanweb.com – Kisha në Përmet, PPE: Akt ekstremist kundër krishtërimit në Evropë – Politike.

me teper lexo: Rezolutë e adoptuar nga Asambleja Politike e Partive Popullore Evropiane (Bruksel, 5 shator, 2013), mbi lirinë e besimit dhe të ushtrimit të tij.